Futboll Seria A

Blerja e verës po përshtatet tek Interi, ja kush e ka befasuar nga shokët e ekipit

Henrique Dalbert ishte një nga afrimet më të bujshme në merkaton verore të Interit, por deri tani braziliani nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë për të.

Ai ka luajtur shumë pak takime si titullar, në shumicën e të cilëve nuk ka bindur, por thekson se ka pasur vështirësi në përshtatje dhe se shumë shpejt do të rikthehet të shpaguajë besimin e klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit dhe dua të qëndroj gjatë në Milano. Nuk e kam nisur në mënyrën e duhur, por kjo ka ardhur për shkak të përshtatjes me Serinë A, që më duhet ta pranoj se nuk është aspak e thjeshtë. Po punoj shumë në çdo seancë dhe të gjithë po më ndihmojnë të ambientohem sa më shpejt. E ndiej se jam përmirësuar në krahasim me ditët e para në Milano, por ka ende punë. Me shokët e ekipit kaloj shumë mirë, pasi janë të gjithë profesionistë dhe djem të shkëlqyer. Më ka befasuar Skriniar, pasi nuk e njihja fare, por po tregon një nivel të jashtëzakonshëm loje”, u shpreh anësori brazilian.

Related posts

MERKATO E “NXEHTË”/ Në Serie A “bigët” ndryshojnë “fytyrë” sezonin e ardhshëm

F.autor

“AI DONTE TË LARGOHEJ…”/ Sezoni i dobët i Bale, mesfushori Kroos tregon prapaskenën me uellsianin

Delo.autor

Presidenti i Estudiantes, Veron: Manchester United e ka humbur rrugën…

Isa.Autor

Leave a Comment