Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E TRAJNERIT GUARDIOLA/ Rivaldo gjen arsyet: Guardiola këtë verë mund të kthehet në Spanjë…

Legjenda braziliane, Rivaldo, ka thënë se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City këtë verë dhe të kthehet në Spanjë, por pa përmendur emra skuadrash.

Arsyet që gjen Rivaldo, te një lëvizje e papritur e Guardiolës, lidhen me familjen.

“Ai do të kërkojë sfida të reja në të ardhmen, synon projekte të reja. Madje nuk e përjashtoj që të largohet nga Manchester City që këtë verë. Sigurisht që ai është i lumtur te Citizens, por një ofertë e mirë nga Spanja do ta tundonte”, tha ai.

“Atij nuk i pëlqen të jetë larg familjes dhe miqve të tij. Mendoj se nostalgjia do të përcaktojë të ardhmen e tij”.

Braziliani, kujton një episod interesant nga bashkëjetesë e tij me Pepin te Barcelona.

“Më kishte thënë se do të bëhej trajner, por kurrë nuk e imagjinoja se do të ishte kaq i suksesshëm. Ai çdo gjë e bën me shumë pasion dhe ndërton marrëdhënie shumë të mira me lojtarët.”

Related posts

Formacioni ndaj Ukrainës, Panucci ndryshon gjysmën e skuadrës

Sadik.Autor

Mattia Caldara: Faleminderit, Atalanta

Sadik.Autor

Hamilton i kënaqur nga “pole”: Kjo është makina për të cilën kam nevojë

Sadik.Autor

Leave a Comment