Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ALLEGRIT ENDE NË DILEMË/ Ja lista me kandidatët për trajnerin e ri tek Juventus

E ardhmja e Allegrit është ende në dilemë. Pasditen e sotme do të zhvillohet një takim ndërmjet presidentit të Juventusit, Agnelli dhe teknikut italian.

“Corriere dello Sport” ka zbuluar listën me kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Allegrin tek Juventusi.

Antonio Conte, Deschamps, Pochettino dhe ëndrra Guardiola janë 4 emrat më të përfolur për t’i besuar projektin e ri ku do të synohet triumfi në Champions League.

Në krahun tjetër PSG-ja kërkon të përfitojë nga situata pasi i ka propozuar Allegrit një kontratë 3-vjeçare ku në rast se pranohet atëherë ai do të përfitojë 15 milionë euro në sezon.

Related posts

ZBULON MESAZHIN BEFASUES/ Ylli Di Maria: Do të shënosh golin që do të na japë Kupën

Delo.autor

SHËNOI GOL HISTORIK NDAJ REAL MADRID/ Futbollisti kërkon punë “live” si gazetar (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID – CSKA MOSKA/ “Los Blancos” kërkon hakmarrjen ndaj rusëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment