Futboll La Liga

Messi, dhe historia e dashurisë me shtyllat

Me 20 gola të shënuar, Lionel messi është Pichichi i padiskutueshëm i La Liga-s, por shifrat e tij mund të kishin qenë më të mëdha nëse nuk do ta kishte goditur 13 herë shtyllën deri tani në kampionat.

Ai e ka goditur shtyllën më shumë se çdo lojtar tjetër dhe gjithashtu më shumë se ai vetë në sezonet e kaluara.

Pasi goditi portën ndaj Alaves, Messi ka kaluar rekordin e tij personal të vendosur në 2014/15, kur goditi shtyllën ose traversën plot 12 herë.

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kanë mbetur edhe 17 ndeshje deri në fund të sezonit 2017/18.

Në çdo rast, argjentinasi është rrugës për t’u bërë golashënuesi më i mirë për të pestën herë.

Me këtë shifër, ai do të barazonte numrin e trofeve të Di Stefano, Hugo Sanchez dhe Quini, dhe do të ishte vetëm një më pak se Telmo Zarra i cili ka gjashtë.

Related posts

REVOLUCION PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Juventusi kërkon nga një lojtar për çdo…

Delo.autor

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United triumfon me frymën e fundit ndaj Wolves dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern kthehet në finale pas 7 vitesh! Likuidon hirushen e bukur Lyon

Delo.autor

Leave a Comment