Kategoria Superiore Shqipëri

Zyrtare/ Partizani prezanton ‘bomberin’ e ri

 

Ashtu siç edhe pritej, sulmuesi Besard Abdurahimi ka arritur akordin me Partizanin dhe është prezantuar sot në ambientet e klubit të kuq.

27-vjeçari në të kaluarën ka veshur fanellën e Nk Zagreb, Hapoel Tel Aviv, Lokeren, Astana, Cerezo Osaka dhe së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ku realizoi 5 gola në 32 takime.

Abdurahimi është formuar si futbollist në Kroaci, ndërsa mbron ngjyrat e Kombëtares maqedonase, ku ka realizuar edhe 1 gol.

Sulmuesi firmosi për 1 vit e gjysmë me Partizanin, ndërsa bëhet e ditur se do të mbajë fanellën me numrin 90-të.

Menjëherë pas prezantimit, 27-vjeçari foli për sajtin zyrtar të klubit të kuq, ku u shpreh: “Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, një klub dhe emër i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi që kanë luajtur këtu më kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozerinë e kuqe. Dua të jap më të mirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi”.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Dunga kalon në avantazh gjirokastritët

Delo.autor

TIRANA ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Halili nxiton për stadiumin modern. Ja kostot e abonimeve për sezonin e ri…

Delo.autor

SKANDALI NË BALLSH/ Shikoni çfarë u ndodh arbitrave në fund të ndeshjes. Goditen me… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment