Formula 1 Të tjera

Alonso dështon keq në 24 Orët e Dajtonës

Aventura e Fernando Alonsos në garën mitike 24 Orëve të Dajtonës e mbyll në vendin e 38’

Piloti spanjoll, dy herë kampion bote në Formula 1, Fernando Alonso garoi me makinën Ligier LMP2 të skuadrës United Autosport, së bashku me pilotin e tretë të McLaren, Lando Norris dhe Phil Hanson.

Fernando rezultoi i pafat në këtë kompeticion, pasi një problem i shfaqur në frenat e makinës së tij e detyroi atë të humbasë pozicione në këtë garë, për ta mbyllur në vendin 38. E gjithë kjo ndodhi kur spanjolli 35-vjeçar ishte në vendin e gjashtë në garë, duke u bërë gati që të hynte në luftë për fitoren e saj.

Megjithatë, Alonso duket se nuk u shfaq shumë i zhgënjyer nga kjo eksperiencë e re: “Nuk ishte rezultati që prisnim, por u argëtova shumë dhe jam i kënaqur me këtë aventurë të re. Gara më pëlqeu, kishte parakalime gjatë gjithë kohës”.

Përsa u përket fituesve, triumfi ishte i gjithë për Cadillac dhe pilotët e tij, portugezët Albuquerque, Joao Barbosa dhe braziliani Christian Fittipaldi. Edhe vendi i dytë ishte për Cadillac me Nasr, Curran, Conway dhe Middleton.

I pranishëm në garën e 24 orëve të Dajtonës ishte edhe Lance Stroll, piloti i Williams në Botërorin e Formula 1, i renditur në vendin e 15.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Formula 1 humbet një garë prej Covid-19, anullohet gara e Vietnamit

Delo.autor

Hamilton: I pari, por fati nuk mund të na ndihmojë në çdo garë

Sadik.Autor

PËRBALLJA FURY-TOM SCHWARZ/ Khabib: Ky është boksieri më i mirë në planet

Delo.autor

Leave a Comment