Eredivisie Futboll Sport

FJALIMI EMOCIONUES/ De Ligt para 100 mijë tifozëve: U treguam të gjithëve çfarë është futbolli (VIDEO)

Ajaksi ka qenë këtë sezon padyshim surpriza më e bukur në futbollin europian duke mbërritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, aty ku u eliminua vetëm në sekondën e fundit ndaj Totenhemit për shkak të golave në fushë kundërshtare.

“Nipërit e Johan Krujf” nuk kanë toleruar në kampionat duke fituar titullin kampion të cilin e ka festuar para 100 mijë tifozëve.

Në podium ishin ngjitur të gjithë futbollistët dhe ishte radha e De Ligt për të mbajtur fjalimin e tij si kapiten i Ajaksit dhe ndoshta fjalimin e tij të fundit me fanellën e Ajaksit.

Kapiteni 19-vjeçar ka folur me fjalë zemre duke mos harruar të falënderojë të gjithë për mbështetjen, të rinjtë, ato me eksperiencë si edhe tifozët.

“Ajo çka është më e rëndësishme, është se i treguam çdokujt se çfarë është Ajaksi dhe çfarë qyteti është Amsterdami. I treguam çdokujt se çfarë jemi ne dhe çfarë është futbolli sulmues. U treguam të gjithëve njeriun e madh që është mbi ne, (Johan Krujf) që ishte duke na parë dhe duke pritur nga ne dhe ne e arritëm të gjithë së bashku, lojtarët me eksperiencë, të rinjtë, të gjithë dhe tifozët. Faleminderit të gjithëve! Faleminderit për këtë sezon të mrekullueshëm”, tha De Ligt.

Related posts

ATMOSFERË FESTIVE/ Kukësi inauguron stadiumin e ri

F.autor

PO E KËRKON INTERI/ PEREZ takohet me MODRIC për ta JOSHUR të mos LARGOHET

Isa.Autor

REKORD PAS REKORDI/ Messi merr çmimin “KËPUCA E ARTË”, kalon… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment