Futboll Sport

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një volejbolliste shqiptare luan në finalen e Champions

Erblira Bici do të zbresë nesër në parket me skuadrën e saj, Igor Volej Novara, ku do të zhvillojë një ndeshje historike.

Bëhet fjalë për finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të mbahet në Berlin, në orën 16:00, ku për herë të parë do të luajë një volejbolliste shqiptare.

Do të jetë një sfidë tërësisht italiane, ku skuadra e lojtares kuqezi do të ndeshet me Imoko Konelianon, ekip që vetëm disa javë më parë fitoi titullin.

Një sezon fantastik për Erblira Bicin dhe Novarën, që këtë sezon u shpall nënkampione dhe arriti të fitojë Kupën e Italisë, ku në finale mposhti pikërisht Konelianon, me të cilën do të përballet nesër në finale.

Related posts

“SAN SIRO” JO VETËM NJË STADIUM/ Ja projekti që dorëzojnë në bashki Milan dhe Inter (FOTO)

Delo.autor

SUPERIORE/ Laçi vetëm 3 pikë larg Tiranës, Skënderbeu zhytet në vendin e fundit. Ja si ndryshon renditja…

Delo.autor

PERFEKT NDAJ PARMA-S/ Inzaghi gradon Asllanin, por shqetësojnë Brozovic e Lukaku (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment