Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E ISH-PRESIDENTIT TË MILANIT/ Berlusconi: Nuk po më pëlqen futbolli modern, ja arsyeja…

Silvio Berlusconi është nga ata që ka fituar pafund me Milanin, mirëpo tani drejton një klub modest si Monza.

Në një intervistë për “Rai3”, ish-presidenti i Milanit është shprehur se futbolli modern nuk është më aq tërheqës.

Madje disa kohë më parë ai ndaloi që Monza të kishte futbollistë me tatuazhe dhe mjekër të gjatë.

“Te Milani kisha suksese për 30 vite. Tani, shikoj shumë ndeshje në Itali ku skuadrat kanë futbollistë të huaj. Ata janë me mjekër të gjatë dhe flokë të paprera. Madje kanë tatuazhe dhe vëth. Futbollistëve të huaj nuk u thuhet dot as emri. Futbolli po kthehet në agresion fizik dhe nuk më pëlqen ky futbolli modern”, u shpreh Berluskoni.

Related posts

SHITJA E MILANIT/ LI-Commisso pranë marrëveshjes: mbi €500mln dhe 30% aksione për pronarin aktual

Isa.Autor

ROMA GODET NË MINUTËN E FUNDIT/ Vijnë Kalinic dhe Mkhitaryan

F.autor

Hoeness: Kimmich flet budallallëqe, nuk ka shpenzime të çmendura në merkato

Sadik.Autor

Leave a Comment