Futboll Seria A

Cuadrado pranë operacionit, rrezikon 2 muaj larg fushave

Mesfushori i Juventus Juan Cuadrado ka nevojë të operohet, sugjerojnë raportet, kështu që pritet të qëndrojë larg fushave për rreth dy muaj.

Lojtari i përfaqësueses kolumbiane ishte në gjermani gjatë ditës së hënë për të parë një specialist, teksa ka kohë që vuan nga një problem muskulor.

Burime të shumta, ku përfshihen Sky Italia dhe TuttoJuve tani sugjerojnë se ai është këshilluar të operohet, me operacionin që pritet të zhvillohet ditën e martë.

Me shumë mundësi Cuadrado do të mungojë për 40 ditë, por prognoza mund të jetë 60 ditë ose më shumë.

Si pasojë, ai do ta humbasë ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Tottenham, si dhe derbin e Torinos.

Related posts

(VIDEO) Norwich barazon rezultatin në frymën e fundit

Q.Autor

Conte refuzon stolin e Real Madridit

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Hapi i madh në karrierë, talenti Bajrami arrin akordin me Benfica-n

Delo.autor

Leave a Comment