Futboll Kategoria Superiore Sport

KAMPIONI FITON NJË DASH/ Ja kampionati më i çuditshëm që mbahet në Shqipëri (FOTO)

Ka kampionat futbolli por ka edhe kampionat mundje në natyrë ku shpërblimi është fitimi i një dashi

Ku është shpërblimi i fituesit të Kupës “Golloborda’ që u mbajt në Ostren të madh në Bulqizë, ku vazhdon të ruhet tradita e mundjes pelivane.

Fituesi i këtij edicioni ishte Xhelil Cibaku.

Siç shikohet edhe nga fotot e publikuara nga gazetari sportiv Defrim Methasani, fituesi shfaqet me një dash në kokë si edhe ceritifikatën e fituesit të garës.

“Momente të bukura, emocionuese dhe të paharruara nga kupa “Golloborda” realizuar në Ostren të Madh në Bulqizë. Tradita popullore rishfaqet si dikur në dasmat e zonës, ku djemtë e fortë ndeshen në mundjen pelivane në një tapet natyral, për të fituar një dash.

Bashkia Bulqizë, shoqata kombëtare e mundjes dhe shoqata sportive Golloborda, vlejnë të përgëzohen për këtë festë sportive dhe jo vetëm, ashtu si ish mundësit kampion Xhelil Cibaku, Razi Rama dhe Skënder Rama, të cilët inicojnë dhe bashkpunojnë shumë për mbarëvajtjen e kësaj kupe.”-shkruan Methasani.

Related posts

Merkato/ Isco largohet nga Reali për të luajtur me këtë ekip

Q.Autor

SNAJPERI “BALOTELLI”/ Sulmuesi dhuron SPEKTAKËL dhe mahnit me gola “MAGJIK” (VIDEO)

Isa.Autor

72-vjeçari shkodran mes lotësh shpërthen ndaj lojtarëve të Vllaznisë: Të fitojnë ose të vdesin këto 3 ndeshje

Sadik.Autor

Leave a Comment