Futboll Seria A Sport

“DIVORCI” I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Nis kontaktet me trajnerin ekipi i Serie A…

Ndarja mes Juventusit dhe Massimiliano Allegrit la dy pikpyetje: Profili që do të ulet në stolin e Juventusit dhe të ardhmen e trajnerit toskan. Nëse në rastin e parë është një garë me pesë drejtime, në rastin e dytë është e nevojshme të kuptohet nëse Max vendos të qëndrojë një vit pushim ose të fillojë menjëherë një aventurë të re, pasi ofertat nuk mungojnë.

Corriere dello Sport tregon se si James Pallotta, në përballje me protestat e tifozëve për largimin e De Rossi, ka në mendje një emër të fortë për trajnerin i cili do të zëvendësojë Claudio Ranierin. Pas flirtimit me Antonio Conte, një tjetër ish-Juventin është në vëmendjen e tij: Max Allegri.

Në konferencën për shtyp të lamtumirës në bordin e bardhezinjve, trajneri foli për një pauzë të mundshme pa e dhënë atë me siguri: “Unë do t’i vlerësoj propozimet, përndryshe do të bëj një vit të gjatë duke u kushtuar familjes, ndoshta do të më bënte mirë”.

Të gjithë skenarët janë të mundshëm. Nuk është çudi që Allegri të udhëtojë pas pak muajsh drejt Torinos, por duke drejtuar një ekip tjetër kundër Juventusit me te cilin për 5 vjet fitoi gjithçka…gati gjithçka më saktë, pasi mungesa e Champions peshon shumë.

Related posts

“NUK JAM DAKORD ME KËTË QË KA BËRË”/ Ish-trajneri i Tiranës: Lojtarët mund të këndojnë në dush, por Ibrës i lejohet që…

Delo.autor

“REVOLUCION” TEK MILAN/ Ja lista me gjashtë lojtarë thuajse të larguar

Delo.autor

INTER PRET MERKATON E JANARIT/ Ja kur vendoset e ardhmja e Çalhanoglu tek Milan…

Delo.autor

Leave a Comment