Futboll La Liga Sport

“LOS BLANCOS” MBYLL SEZONIN KATASTROFË/ Betis “SHKATËRRON” Realin në “Bernabeu”

Reali i Madridit e mbylli me turp, këtë sezon katastrofë në La Liga. Ekipi madrilen, u mund në fushën e vet 0-2 nga Real Betis, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Takimi u vendos në pjhesën e dytë, nga një gol i Loren shënuar në minutën e 61-të, ndërsa të dytin e shënoi Hese, në minutën e 75-të, ish-lojtar i “los blancos”.

Përveç rezultatit, edhe loja ishte zhgënjyese për ekipin e Zidan, që u dominua në raste nga miqtë e Betis, si edhe përqindja e topit ishte 53% për miqtë, përballë 47% të Realit.

Kjo ishte humbja e 12-të sezonale në Spanjë për Realuin, që e mbyll në vendin e tretë kampionatin, me 68 pikë, plot 8 pas Atletikos së vendit të dytë, dhe 18 prapa Barcelonës, që ende ka ndeshjen e saj për të luajtur ndaj Eibarit.

Related posts

ÇFARË KLASI/ River Plate barazon rezultatin ndaj Boca Juniors (VIDEO)

Isa.Autor

SEVILLA-BARCELONA/ “Pleshti” barazon shifrat me një super gol

Delo.autor

“Grushti i hekurt” në La Liga/ U paraqitën me vonesë në stërvitje, klubi i nxjerr në shitje

Q.Autor

Leave a Comment