Futboll Sport

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Kampionatet elitare në Europë me të njëjtët klube fitues

Edhe pse Seria A, La Liga dhe Ligue 1 ende nuk janë mbyllur, në të pesë kampionatet elitare në Europë janë shpallur matematikisht skuadrat kampione.

Juventusi, PSG dhe Barcelona ishin të parët që siguruan trofetë, shumë javë para përfundimit të kampionateve respektive, ndërsa në Premier League dhe Bundesligë çështja e titullit u zgjidh vetën në javën e fundit, ku triumfuan Manchester City dhe Bayerni.

Asnjë përfundim i jashtëzakonshëm në të gjitha kampionatet elitare të Europës, por ka një të veçantë sa u përket verdikteve të titullit.

Në të 5 kampionatet më të forta të Europës, janë konfirmuar të njëjtin fitues të edicionit paraardhës, çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Juventusi dominon prej 8 vitesh Serinë A, PSG nuk ka konkurrentë në Ligue 1, Barcelona e shfrytëzoi më së miri dobësinë e Realit për t’u konfirmuar lehtësisht kampione e Spanjës, ndërsa Bayerni, përtej ulje-ngritjeve përgjatë sezonit tregoi se mbetet lart rivalëve të Dortmundit.

Dueli më spektakolar ishte pa dyshim ai i Premier Leagues, mes Manchester City-t dhe Liverpoolit, e përtej keqardhjes për “The Reds”, skuadra e Guardiolës e meritoi plotësisht suksesin përfundimtar.

Related posts

ALLEGRI DREJT LAMTUMIRËS/ Tek Juventusi lind “idea” e re për stolin, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Komentuesit serbë fjalë të mëdha për Fadil Vokrrin, e falënderojnë çfarë ka bërë si futbollist

Sadik.Autor

Legjenda e Interit: Unë trajner nëse ikën Spalletti, vetëm në Play Station

Isa.Autor

Leave a Comment