Futboll Ndeshjet Live Seria A

LIVE/ Milan-Frosinone, Abate shkakton penallti. Donaruma bën heroin

Milani luan sfidën e fundit brenda në “San Siro” për këtë sezon, përballë Frosinones, një takim tejet i rëndësishëm për objektivin Champions.

Në një stadium ku janë shitur më shumë se 60 mijë bileta, kuqezinjtë do të kenë edhe spektatorin, një armë më shumë për të kërkuar fitoren ndaj një ekipi të rënë nga kategoria, dhe më pas për të shpresuar tek ndalesa e Atalantës.

Në këtë takim, kuqezinjtë e Gatuzos luajnë edhe me fanellat e reja, një model i ri që “Puma” ka zgjedhur duke e kthyer pak në kohë fanellën e “Djallit”. Kjo është edhe ndeshja e fundit para publikut, për Abaten, që ka vendosur ta mbyllë me kuqezinjtë.

 

LIVE | Milan-Frosinone 0-0

 

51’ Lëviz Gatuzo, fut në fushë Kutronen, del Bakajoko.

50’ Godet Çano nga pika e bardhë, por Donaruma pret penalltinë.

48’ Gabon Abate brenda zone, rrëzon Paganinin, dhe penallti për arbitrin. Ndëshkohet me të verdhë mbrojtësi.

46’ Nis pjesa e dytë. Borini me një top brenda zone që në sekondat e para, godet, por mbi traun e portës duke shpërdoruar një rast të artë.

Related posts

Kalimi tek Benevento, Sagna zbulon arsyet pse zgjodhi klubin italian

Q.Autor

THUMBON MCDONALDS/ Davies: Kam bërë kërkesë të punoj tek ju, por…

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Njihuni me heroin e Holandës që u bë futbollist falë gjyshes së tij

Isa.Autor

Leave a Comment