Futboll Sport

“LUMË” GOLASH NË OLIMPICO”/ Bologna siguron me Lazion mbijetesën në Serie A

Me sfidën mes Lazios dhe Bolognës në “Olimpico”, u mbyll edhe java e parafundit në kampionatin italian, ndërsa të dy skuadrat dhuruan një 90-minutësh spektakolar mbrëmjen e sotme, duke u ndarë në barazimin 3-3.

Pjesa e parë pa Lazion më të qartë, ndërsa falë golit të Correas në minutën e 14-të, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal të bardhekaltërve të Simone Inzaghit.

Shkëndija e Tetovës do Sabian Lilajn për aventurën në Champions League
Në fillim të pjesës së dytë, Bologna shënoi dy gola të shpejtë, fillimisht me Polin, që befasoi portierin Guerreri (Strakosha nuk ishte grumbulluar për këtë sfidë) dhe më pas me Destron, të dy me asiste të Rodrigo Palacios, duke bërë që rezultati të kthehej në favor të emilianëve.

Në minutën e 59-të Lazio riktheu baraspeshën, duke shënuar me anë të mbrojtësit Bastos, por vetëm 4 minuta më vonë, ishte Orsolini që riktheu edhe njëherë në avantazh skuadrën e Sinisa Mihajloviçit.

Megjithatë Inzaghi përdori edhe kartën Milinkoviç-Saviç, ndërsa mesfushori serb gjeti golin e barazimit vetëm 7 minuta pasi hyri në fushë, duke bërë që të vulosej edhe rezultati final 3-3.

Kujtojmë që Lazio e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League, pasi arriti të triumfojë në Kupën e Italisë, ndërsa Bologna ia doli të mbijetojë në një sezon që nisi në mënyrë shumë të komplikuar.

Related posts

KLASIKJA ITALIANE/ Milan-Juventus: RONALDO luan për 100, HIGUAIN për 2.700

Isa.Autor

Kia Joorabchian, njeriu që qëndron pas transferimit të Coutinhos te Barcelona

Q.Autor

Kupa e Botës/ Uruguaj mposht Egjiptin, ndan vendin e parë me Rusinë

Sadik.Autor

Leave a Comment