Futboll Premier League Sport

BESON SE SHAQIRI KA ENDE PËR TË RIKUPERUAR/ Klopp sqaron: Ja përse nuk e aktivizoj shumë minuta në fushë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri dhe Fabinho nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë këtë sezon.

Shaqiri nuk arriti të marrë një vend titullari në formacionin e parë të Liverpoolit këtë sezon, ndërsa Fabinhos iu desh mjaft kohë për ta arritur këtë gjë.

Por, Kloppi beson se në krahasim me të tjerët, Shaqiri ka ende për të rikuperuar.

“Lojtarët si Fabinho dhe Xherdan Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Por, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim”, ka shpjeguar Klopp.

“Rrugëtimi ende s’ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe ka ende shumë shanse të mira për të dy”, përfundoi ai.

Related posts

FRANCË-KROACI/ Historia e finaleve favorizon debutuesit

Isa.Autor

Tirana shpërthen me 3 gola në Pogradec, Shoshi i jep fitoren Bylisit në Fier

Q.Autor

Ramos i lutet Real-it: Tani është momenti i duhur për të marrë De Gea-n

Sadik.Autor

Leave a Comment