Futboll Sport

Chiellini e thotë në formë batute: Në shtator do ta marr unë drejtimin e Juventusit

Juventusi e përfundoi sezonin duke e fituar titullin e tetë radhazi të Serie A.

Pas këtij suksesi, “Zonja e Vjetër” ka njoftuar se trajneri Massimilano Allegri nuk do t’i drejtojë më nga sezoni i ardhshëm.

Kapiteni i skuadrës, Giorgio Chiellini, ka ironizuar duke thënë se ai do të bëhet trajner i Juventusit.”Trajneri i ri i Juventusit do të jetë Marcello Lippi (qesh)… Ky titull është ndryshe, si kapiten, e ndava me Barzaglin. Allegri? Pas 15 vitesh te Juventusi, do të gënjeja po të thoja se nuk e kuptova se do të largohej. Shumë heshtje më la të kuptoj se kishte mbaruar… Kam eksperiencë brenda ambientit.

U përshëndet ashtu si duhej…Ndoshta, kthehet në të ardhmen. Barzagli? Sa vite kemi kaluar bashkë. Do të bëjë kursin si trajner në korrik dhe gusht. Në shtator do të marrë Juventusin”, deklaroi Chiellini duke qeshur.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Inter. Rezultati 2-1

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Dueli u shty për në tetor, Wilder nuk heq dorë nga stërvitja

Delo.autor

Lorik CANA sërish BABA/ Zbulohet GJINIA dhe EMRI i FËMIJËS që do të vij në jetë…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment