Futboll Sport

Shpërthen “galaktiku” i Realit: Ne, futbollistët jemi bërë si robotë

Gareth Bale e ka shprehur se nuk largohet nga Reali i Madridit, por nga ana tjetër, duket disi i lodhur nga karriera e tij futbollistike.

Teksa flet në një film që do shfaqet nga java tjetër në Angli, “State of Play”, prodhim i kanalit “BT Sports”, uellsiani rrëfehet se lojtarët e humbin kontrollin mbi jetën e tyre, në kërkim të suksesit.

“I kuptoj lojtarët që dalin në pension, kur thonë se sikur rifitojnë energjitë kur varin këpucët në gozhdë. Kur je një atlet profesionist, veçanërisht në një lojë ekipore, nuk e zgjedh dot kalendarin, si në golf apo tenis. Në një farë mënyre, jemi bërë si robotët. Na thonë ku të shkojmë, kur të shkojmë, çfarë ore të hamë, kur të hipim në autobus. Sikur e humbim jetën tonë personale. Nuk e zgjedh dot të bësh çfarë do, dhe kur do. E them me bindje të plotë këtë. Por, nga ana tjetër, besoj se karriera e një futbollisti është kaq e shkurtër, sa ndonjëherë duhet të sakrifikosh edhe këto gjëra”, shprehet Bale.

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ “DEMAVE”/ Luftëtari kualifikohet në gjysmëfinale pas 37 vitesh

Delo.autor

BEFASOI në Botëror/ Liverpool blen mbrojtësin kroat për një shifër REKORD

Isa.Autor

A FUNKSIONOI? Kjo ishte SKEMA që përdori Gatusso për të ndalur Messin (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment