Bundesliga Futboll

Festoi për golin që shënoi ndaj ish-ekipit: Nuk më plas fare!

Sulmuesi Sandro Wagner gjeti rrugën e rrjetës ditën e shtunë me fanellën e Bayernit, përballë ish-skuadrës së tij, Hofenheim. 30-vjeçari shënoi golin e pestë për bavarezët në fitoren 5-2.

Goli i gjermanit u përfol shumë, për shkak të deklaratës së tij në fund të takimit. Ai festoi si i çmendur, megjithëse përballë kishte ish-skuadrën.

Unë festoj ndaj çdo ekipi që shënoj. Nuk më intereson nëse kam luajtur aty për një vit apo mamaja dhe babai im trajnohen aty. Nuk më plas fare. Festova pasi ishte goli i parë me Bayernin. Ishte diçka e bukur të shënoja brenda në ‘Allianz’, diçka që ka shumë rëndësi për mua. Ishte një pasdite e bukur,” u shpreh Wagner.

Related posts

Buffon i thotë lamtumirë Juventus: Kam disa oferta stimuluese…

Sadik.Autor

LIVE/ Rayo Vallecano-Real Madrid, Embarba kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

SKENARET E MERKATOS SË JANARIT/ Inter bëhet “supermarket” lojtarësh, sa shumë lëvizje në Milano

Delo.autor

Leave a Comment