Futboll Premier League

Kane pretendon golin e dytë të Tottenham: E shënova unë

Harry Kane pretendon se është ai autori i golit të fitores kundër Stoke City, që do t’i jepte mundësinë të thyente rekordin personal, edhe pse ky gol i është dhënë zyrtarisht danezit Christian Eriksen.

“Premier League Match Centre”, që merret me këto çështje, pasi pa me kujdes episodin e ndodhur në minutën e 63-të, vendosi se topi i goditur nga Eriksen gjatë një faulli nuk u devijua nga askush dhe u ndal pas shpinës së portieri Jack Butland, duke vulosur fitoren 2-1 të “spursave”.

Gjithsesi, Kane është shprehur se ai e ka devijuar topin me shpatull dhe pretendon se ka shënuar 36 gola në këtë sezon.

“Eshtë goli im. E devijova me shpatull, pastaj topi shkoi në rrjetë. E pretendoj këtë gol, sepse e kam shënuar unë,” – tha Kane për “Sky Sports”.

Ndërkohë, Eriksen, që shënoi edhe golin e parë për londinezët pohoi: “Ai festoi si ta kishte shënuar ai golin dhe unë i besoj kur thotë se e ka prekur topin.”

Related posts

TRIUMFOJNË NË KUPËN E HOLANDËS/ Ajaxi fiton trofeun e parë sezonal, objektivi mbetet Championsi

Delo.autor

BËRI “BINGO” ME PIATEK/ Genoa gjen sërish një polak për ta zëvendësuar

Delo.autor

Messi theu rekordin e Mullerit, shënoi golin e 366-të në kampionat

Q.Autor

Leave a Comment