Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Hazard prezantohet te klubi i ri, firmos kontratën 5-vjeçare me…

Borussia Dortmund ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e anësorit të Mochengladbach, Thorgan Hazard.

Ylli belg ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me nënkampionët e Bundesligës, duke u bërë në këtë mënyrë blerja e dytë për verdhezinjtë gjatë merkatos së verës.

“Ne jemi të kënaqur që Thorgan ka vendosur të bashkohet me Dortmundin’’, tha drejtori sportive Michael Zorc.

“Ai është një lojtar me përvojë në Bundesligë, i cili do na ndihmojë shumë me ritmin dhe cilësinë në sulm”, përfundoi ai.

Shuma përfundimtare e transferimit të Hazard nuk është zbuluar por raportimet e medieve zbulojnë që Dortmundi do të shpenzojë diku 25 deri në 40 milionë euro.

Kujtojmë që më parë Dortmundi ka zyrtarizuar edhe transferimin e mbrojtësin e majtë të Hoffenheim, Nico Schulz.

Related posts

Merkato e “zjarrtë”/ Manchester United dhe PSG në garë për “yllin” anglez

Isa.Autor

Dy super gola të shpejtë, Shënon në fillim Hazard, më pas barazon Pereyra (VIDEO)

Delo.autor

Berluskoni: Cristiano Ronaldo te Juventusi? Do të ishte goditje e çmendur

Isa.Autor

Leave a Comment