Futboll Premier League

Manchester City i ‘zhytur’ në luks, shpenzoi 313 milionë euro për merkato

Që prej ardhjes së trajnerit spanjoll në stol në qershor të 2016-s, Pep Guardiolas, Manchester City i ka investuar plot 526 milionë euro për të blerë lojtarë.

Aymeric Laporte është blerja më e fundit e Manchester Cityt, e cila e çon totalin e shpenzimeve të klubit nga Premierliga në mbi 300 milionë euro këtë sezon.

Dje në mëngjes u konfirmuar se City e ka paguar klauzolën e lirimit të mbrojtësit të Athletic Bilbaos në vlerë 65 milionë euro, e cila e rrit në saktësisht 313 milionë euro shumën e shpenzuar në lojtarë nga City këtë sezon.

Manchester City është duke e dominuar Premierligën këtë sezon dhe ka shanse t’i fitojë dy kupat e Anglisë dhe është ndër favoritet për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Related posts

ISHTE E JASHTËZAKONSHME…”/ Nuk i përmbajti dot lotët pas humbjes së finales, Neymar vendos për të ardhmen

Delo.autor

VIDEO/ Liverpool kalon në avantazh ndaj Tottenham, Salah autor i golit

Q.Autor

ZBULON “TË PAPREKSHMIN”/ Simeone thur elozhe: Gjithçka varet nga ty…

Delo.autor

Leave a Comment