Futboll Premier League

Spekulimet për kalimin e Hazard te City, Chelsea bllokon tratativat

Chelsea e ka hedhur poshtë çfarëdo mundësi që Eden Hazardi t’i bashkohet Manchester Cityt.

The Telegraph raporton se lideri i Premierligës ka shfaqur interesim për yllin belg, por që Chelsea e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë atë të kalojë te rivali.

Ndërkohë, Goal.com ka mësuar se City shpreson se do ta mposhtë Real Madridin për t’i siguruar shërbimet e përfaqësuesit belg, duke ofruar 113 milionë euro për të.

Megjithatë, thuhet se Chelsea nuk është i interesuar ta lerë superyllin e vet t’i bashkohet një rivali të madh në ligë dhe madje do të refuzojë edhe ndonjë shumë rekord nga City.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Barcelona siguron futbollistin e Premier League me parametra zero, ja emri…

Delo.autor

Talenti shqiptar në Serie C/ Sokol Haxhia: Kishte interes nga shumë klube për Isufaj

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Reali i Madrid presion Bejlit: Mos ik në Shqipëri

Isa.Autor

Leave a Comment