Futboll La Liga Sport

“ISHA 95% LOJTAR I “LOS BLANCOS”/ Dani Alvesh rrëfen një histori: Falenderoj presidentit që shmangu kalimin tim…

Dani Alvesh ka qene një nga ingranazhet kryesore te Barcelonës, gjatë viteve që kjo skuadër hyri në histori, si një ndër skuadrat më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Brazilani në një intervistë për “ESPN”, rrëfen një histori, e cila mund ta kishte bërë atë lojtar të Realit.

“Unë isha 95% lojtari i Realit. Ishte futur dhe Çelsi në lojë, por nuk shkova, pasi presidenti i Sevijës Del Nido, ishte një tip i vështirë. Në fund ai vendosi që unë të qëndroja dhe një vit. Dua ta falenderoj atë që shmangu një kalim timin te Reali, për të firmosur me Barcelonën”.

“Reali është një skuadër e madhe dhe do të kisha shkuar aty për të ruajtur atë gjendje të ekipit. Për mua ishte emocionuese ajo që bëmë me Barcelonën, pasi kishim synim të ndryshonim historinë dhe e bënë atë. Në Madrid do të kisha shtuar disa faqe të tjera të një libri që ishte shkruar. Me Barcelonën ishte ndryshe”, kanë qenë fjalët e Alveshit.

Related posts

“JEMI ENDE NË GARË PËR DY OBJEKTIVA”/ Paratici bën ironi: Futbolli ka nevojë për reflektime të tjera, jo për ëndrra

Delo.autor

HUMBJE E MADHE PËR BARCELONËN/ “Xhevahiri” holandez largohet nga akademia drejt klubit…

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ FLAMURTARIT/ Hallaçi: Nuk na interesojnë statistikat, në Vlorë vetëm për…

Delo.autor

Leave a Comment