Futboll Ligue 1 Sport

SHEIKU SYNON PËRFORCIME TË FUQISHME/ Treshes “VRASTARE” të PSG-së po i vjen FUNDI, ja sulmi i ri

Blerjet dhe shpenzimet e shumta në merkato nuk kanë sjellë asgjë më shumë se trofet brenda Francës për PSG-në.

Parizienët tashmë kanë nisur të mendojnë se cilët do të jenë hapat e e tjerë për të ecur në Europë, përsa i përket merkatos.

Analizat e mediave franceze kanë nxituar dhe i kanë dhënë fund treshes së sulmit Kavani-Mbape-Nejmar. Uruguajani tashmë në moshën 32-vjeçare po bëhet gati për të vazhduar karrierën e tij në një skuadrë të re, ndërsa dyshja Nejmar-Mbape është e survejuar nga Reali dhe gjatë verës nuk bën çudi që njëri të largohet.

Sipas “Calciomercato”, e cila u referohet meduzave franceze, drejtuesit e klubit francez kanë nisur të mendojnë të reformojnë sulmin e skuadrës. Grizman, Lozano dhe Xheko janë tre emrat që PSG-ja po vëzhgon dhe do të tëntojë gjatë verës në rast të një largimi të mundshëm.

Koha do të tregojë se cilat do të jenë lëvizjet e klubit francez gjatë verës dhe se çfarë do të ndodhë në merkato.

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Atletico bën një tjetër goditje, siguron shërbimet e talentit brazilian…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Arsenal, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

BELGJIKË-ITALI/ Trajneri Martinez: De Bruyne dhe Hazard? Është një vendim i stafit mjekësor

Delo.autor

Leave a Comment