Futboll Seria A Sport

MEDIAT ITALIANE E BËJNË TË KRYER/ Inter heq dorë përfundimisht nga Icardi, ja arsyeja

Krisja mes Mauro Icardit dhe Inter mund të përkeqësohet në merkaton e verës. Të paktën këtë lë të kuptohet veprimi më i fundit i klubit zikaltër, që e la jashtë posterit promovues të fanellave të reja për sezoni e ardhshëm.

Imazhi i tij u zëvendësua me atë të mbrojtësit të djathtë, Danilo D’Ambrosio, duke bërë që shumë të besojnë se divorci mes klubit dhe lojtarit është i afërt. Sipas “Calciomercato.com”, Inter është e hapur për shitjen e 26 vjeçarit dhe do të vlerësojë çdo ofertë që vjen për ish-kapitenin e tyre.

Bomberi i ardhur nga Sampdoria ka arritur të shënojë 17 herë në 36 ndeshje midis ligës, kupës dhe Champions League, teksa dy prej tyre erdhën pas muajit shkurt, kur iu hoq edhe shiriti i kapitenit.

Related posts

ATLETIKË/ Diamond League starton me një REKORD të ri botëror

Isa.Autor

Reagon Dua Lipa, mohon lidhjen me Marco Asension, i ka dy fjalë edhe për Realin

Sadik.Autor

SEVILLA-BARCELONA/ Koeman i beson treshes së sulmit Messi, Griezmann dhe Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment