Futboll Seria A Sport

SFIDA ME EMPOLIN PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ “Zikaltërit” deri në “frymën” e fundit, ja kontributi që pritet

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë sezon Interi do të mësojë vetëm në “frymën” e fundit, nëse do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm në Ligës së Kampionëve, teksa për t’ia dalë, do të nevojitet fitorja ndaj Empolit.

Pikërisht për sfidën përballë toskanëve, krahas 11-shes së luciano Spallettit, një kontribut të rëndësishëm pritet ta japin edhe tifozëria zikaltër, që me shumë gjasa do të mbushë plot shkallët e “San Siro”-s.

Klubi ka njoftuar sot se janë shitur tashmë plot 65 mijë bileta dhe kur kanë mbetur edhe rreth 48 orë nga starti i ndeshjes, janë ende në shitje bileta për unazën e tretë, ndërsa në shkallët e stadiumit do të shpërndahen 70 mijë banera flamur, për të ndezur edhe më shumë atmosferën.

Ndërkohë, arbitri i ndeshjes do të jetë pikërisht Luca Banti, i cili do t’i bjerë bilbilit për herë të fundit në “San Siro”, pasi bashkë me sezonin, do t’i japë fund edhe karrierës së tij në gjykim.

Banti e ka arbitruar Interin plot 32 herë në karrierë, me bilancin në favor të zikaltërve, ku numërohen 17 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje, ndërsa këtë sezon e ka drejtuar dy herë, në humbjen ndaj Cagliarit dhe barazimin ndaj Juventusit.

Related posts

SUPERSFIDA NDAJ NAPOLIT/ Kjaer: Milani nuk i druhet asnjë rivali, sonte kuptojmë ku jemi

F.autor

PREJ 2 MUAJSH JASHTË FUSHAVE/ Tri dëmtime radhazi në kofshë, makthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Delo.autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Trajneri Rosi: Do të bëjmë gjithçka për të fituar, por është një kundërshtar që…

Delo.autor

Leave a Comment