Futboll Seria A Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan kërkon të “rrëmbejë” mbrojtësin e “Topçinjve”…

Me largimin e sigurt të Kristian Zapatës dhe dëmtimin e Matia Kaldarës, klubi i Milanit e sheh veten të detyruar të ndërhyjë në merkato për të afruar një mbrojtës. Emri më i ri është ai i Loro Koshelnit. 33-vjeçarit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit të ardhshëm, por “Djalli” do të tentojë ta afrojë gjatë kësaj vere.

Do të jetë Ivan Gazidhis përgjegjësi për këtë manovër, e cila pritet të kushtojë fare pak. Duke parë raportet e administratorit të Milanit me “topçinjtë”, do të tentohet një prishje konsensuale e kontratës së mbrojtësit, i cili më pas do të nënshkruajë një pakt 2- vjeçar me “Djallin”. Mosha e tij përbën një përjashtim që do të bëhet nga klubi italian, i cili që nga viti i ardhshëm do të tentojë afrimin e lojtarëve në 25 vjeç dhe me kosto të kufizuar, në respekt edhe të normave të “Fair Play Financiar” të UEFA-s.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi Hysaj akord me Lazion, pritet vetëm zyrtarizimi tek skuadra e Sarrit

Delo.autor

Bentancur: Dybala është shkëndija e ekipit, jemi të lumtur që është kthyer

Q.Autor

SKEMË SI KOMBËTARJA/ Jonuz “KOPJON” Rejan. Vllaznia gati të mposhtë Partizanin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment