Futboll Ligue 1 Sport

ËSHTË ZYRTARE/ PSG-ja merr vendimin për trajnerin Tuchel, ja sa e zgjat kontratën

Pavarësisht zërave të shumta në merkato, PSG ka preferuar t’i besojë stolin trajnerit aktual Thomas Tuchel. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”, klubi francez, njofton zgjatjen e kontratës me teknikun gjerman, i cili ka firmosur deri në 30 qershor të vitit 2021.

Kësisoj palët kanë rënë dakord ta zgjasin edhe me një vit tjetër kontratën, që përfundonte në verë të 2020. Emri i ish-trajnerit të Juventusit, Masimiliano Alegri, ishte më i përfoluri në media për të marrë drejtimin e PSG-së, por drejtuesit e klubit francez vendosën t’i mbyllnin “derën” italianit, duke i besuar Tuhelit.
Kryeqytetasit kanë lënë pas dështimin e këtij sezoni në Champions dhe kupat e Francës,  teksa do të vijojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Related posts

Legjenda angleze i bindur: Anglia do të luaj në finalen e Kupës së Botës

Isa.Autor

EVERTON-LIVERPOOL/ Klopp synon fitoren për të marrë kryesimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHKËLQEN NË MIQËSORE/ Calhanoglu spektakolar tek Inter, 1 gol dhe 2 asist në 45 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment