Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË SFIDËS ME LAÇIN/ Formacioni i trajnerit Gega varet nga…

Misioni i Partizanit të trajnerit Skënder Gega ka mbaruar me sukses që pas përfundimit të javës së 33-të, ku pas fitores në derbi siguruan edhe titullin kampion.

Në Durrës stafi u dha prioritet lojtarëve që janë aktivizuar më pak dhe diferenca bëri që të kuqtë të munden nga Teuta. Por, në dallim nga një javë më parë, pritet që ndaj Kukësit të kthehet formacioni bazë, pasi në përfundim të këtij takimi do të dorëzohet edhe trofeu i titullit kampion.

Trasha-Mala-Telushi

Formacioni për nesër varet edhe nga kthimi i katër lojtarëve që këtë javë janë përgatitur me ekipin kombëtar. Kapiteni Hoxha, Trashi dhe Mala pritet të jenë në fushë, pasi sot është parashikuar që t’i bashkohen grupit. Ndërkohë për sa i përket Telushit, klubi vendosi të shlyhet me gjobë pezullimi i mbetur, në mënyrë që vlonjati të mos mungojë në fushë për ndeshjen e celebrimit të titullit.

Related posts

STATISTIKAT/ PORTIERI më i mirë në botë luan në Spanjë, BUFFON as në pesëshe

Isa.Autor

Hysaj drejt largimit, Napoli bën lëvizjen bllokuese

Sadik.Autor

“AI BËNTE GJËRA TË JASHTËZAKONSHME”/ Mertens nderon Maradonën pas ndeshjes me Rijekën

Delo.autor

Leave a Comment