Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA ME KASTRIOTIN/ Kërkohet me çdo kusht trepikëshi, ja dy titullarët që mungojnë për Shkëmbin

Teuta është gati për transfertën me Kastriotin. Nën drejtimin e Bledi Shkëmbit, skuadra u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dje, me një seancë të zhvilluar gjatë pasdites. Stafi teknik është shfaqur si gjithnjë kërkues, ndërsa ndjeshëm u ndal te taktika. Përgatitjet u kryen në stadiumin “Niko Dovana”, aty ky porositë ishin të mëdha.

Kërkohet me çdo kusht trepikëshi, pasi vetëm kështu mund të ruhet vendi i tretë në renditje dhe realizuar i vetmi objektiv që u ka mbetur. Sikundër edhe dihet, durrsakët do të udhëtojnë me dy mungesa në Fushë-Krujë, teksa Lancient Sidibe dhe Ditmar Bicaj janë të padisponueshëm. I pari është i skualifikuar prej të verdhëve, ndërsa i dyti nuk është rikuperuar ende. Pjesa tjetër është në formë, duke përfshirë edhe Osmanin me Traoren që janë riaftësuar.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ja momenti kur legjenda e Liverpool shpërthen tek goli i tretë ndaj Milanit (VIDEO)

Delo.autor

West Ham barazon gjithçka në “Emirates”/ Arnautovic shënon gol ndaj Arsenalit (VIDEO)

Sadik.Autor

LA LIGA/ Diego Simeone zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment