Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Allegri pranë rikthimit në stolin e klubit të…

Massimiliano Allegri mund të rikthehet në stolin e Milanit sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Tuttosport”, që shprehet se mund të kemi një rikthim të bujshëm të trajnerit në stolin e skuadrës kuqezi, ku do të zëvendësojë Gennaro Gattuso (asokohe e ka patur lojtar te kuqezinjtë).

Allegri (sot zhvillon ndeshjen e fundit me Juventusin) e ka drejtuar edhe më parë Milanin, në sezonet 2010-2014, duke fituar edhe një titull kampion në Serinë A. Më pas, trajneri 51-vjeçar la Milanin për t’u transferuar te Juventusi. Gjithsesi, këtë verë Allegri mund të bëjë rrugën e kthimit për në Milano.

Gjithçka do të varet nga kualifikimi i Milanit në Champions League dhe nga skuadra që do të ndërtohet. Sipas mediave italiane, ditët e shkuara ka patur një takim me Allegri dhe Ivan Gazidis (shefi ekzekutiv i Milanit).

Related posts

E BUJSHME/ Po tentohet rikthimi i Ronaldos në Angli, ja cili klub ka gati 100 milionë euro

Delo.autor

Ivan Rakitiç: Me fat që luajta me ta, Modriç dhe Iniesta janë…

Isa.Autor

HUMBJA ME “POKER” NDAJ RANGERS/ Zorc: “Paraqitje e turpshme”. Tifozët kërkojnë kthimin e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment