Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-KUKËSI/ “Demat” me “kurorën” e kampionit, verilindorët kërkojnë të blindojë vendin e dytë (FORMACIONET ZYRTARE)

Partizani dhe Kukësi luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 35-të në Kategorinë Superiore. “Demat”, tashmë vijnë me petkun e kampionit, përballë kundërshtarit më të fortë që patën këtë sezon për titullin kampion, Kukësit.

Nga ana tjetër, verilindorët kërkojnë të mbajnë vendin e dytë në Superiore, dhe trajneri Gjoka ka hedhur në fushë më të mirët, ndërkohë që po këtë gjë ka bërë edhe Gega. Në kampin e kuq, ky takim është më shumë një festë, pasi është parashikuar dhënie e trofeut të kampionit pas ndeshjes, si dhe shumë legjende nga klubi i kuq, janë ftuar në tribunë për të ndjekur nga afër ekipin në këtë ditë të veçantë.

16:30 | Partizani-Kukësi

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Duka, Asani, Mala, Mensah. Trajner: Skënder Gega

Kukësi: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam, Musolli, Limaj, Rama, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Related posts

HAZARD e pranon: Doja të transferohesha tek REALI në verë, ja PLANI I RI në merkato

Isa.Autor

SHUMË I PAKËNQUR ME PSG-NË/ Mbappe “kërcënon” klubin: Nëse largohet Neymar, atëherë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Shqiptari Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin

F.autor

Leave a Comment