Futboll Kategoria Superiore

LIVE/ Laçi-Tirana, Hasani dyfishon avantazhin për bardheblutë. “Fanaticsat” në festë

Laçi dhe Tirana luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të në Superiore, ku nga njëra anë kurbinasit kërkojnë Europën, ndërsa bardheblutë në luftë për mbijetesën.

laci tirana

Sfida paraqitet e nxehtë mes dy ekipeve, më shumë edhe pas sherrit të ndodhur në ndeshjen e fundit të zhvilluar në fazën e tretë, ku pati një sherr mes Ngosë dhe kampit kurbinas, e më tej mes dy presidentëve, Halili dhe Laska.

 

LIVE | Laçi-Tirana 1-3

GOL:  Shtubina 61′ / Greca 6′, Kobina 36′, Hasani 83′

 

KOMENTI LIVE

83’ GOOOOOOL HASANI 1-3/ Perlë e Edon Hasanit. Shkodrani lëshon një të djathtë kirurgjikale, dhe mposht Selmanin.

78’ Karton i verdhë për Eglentin Gjonin.

75’ Kobina futet brenda zonës, por topi i ikën nga këmbët, dhe në fund mbrojtja e Laçit ia largon.

74’ Top i lartë nga goditja e dënimit në zonën e Tiranës, por Lika lexon lojën dhe del për ta kontrolluar.

70’ Starova lëviz sërish dhe kryen ndërrimin e dytë. Në fushë, Elvi Berisha, del Shtubina.

65’ Ndalet sfida. Lushkja ndërhyn nga mbrapa ndaj Hoxhallarit, vjen në ndihmë edhe barela. Ndërkohë, për protesta Jorgji ndëshkon me karton të verdhë Sefgjinajn.

61’ GOOOOOOL LAÇI 1-2/ Ngushtojnë shifrat kurbinasit. Top i gjatë në mbrojtjen Tiranës, ku Xhixha i kap të papërgatitur, dhe në një moment me 10 lojtarë, pasi Imami gjendej duke u mjekuar. Godet Xhixha, por ndalet nga traversa. Topi shkon te Shtubina, që nuk fal nga brenda zone.

57’ Largon një sulmues Starove, për një mbrojtës. Del Mane, në vendin e tij Fangaj, por përpara do të avancojë Shtubina.

54’ Ndëshkohen me kartonë të verdhë Ngo tek Tirana, ndërsa Mersinaj tek Laçi.

51’ Kroson Hasani në zonë nga e majta, provon me kokë Goxha, por jashtë portës.

48’ Goxha ndëshkohet me të verdhë, për një faull ndaj Xhixhës.

46’ Nis pjesa e dytë.

Related posts

Në Itali e presin për të firmosur kontratën, por Berisha “zgjedh”… (FOTO)

Sadik.Autor

BUNDESLIGA/ Gjithçka e thjeshtë për Bayern, Borussia Dortmund shkon përsëri në +6

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË TEK MILAN/ Mesfushori përshëndet shokët dhe largohet nga “Kuqezinjtë”. Ja ku do luajë

Delo.autor

Leave a Comment