Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS NGRITJES SË TROFEUT NË “SELMAN STËRMASI”/ Alban Hoxha: Ka qenë një vit i vështirë, kemi kaluar…

Alban Hoxha flet pas ngritje së trofeut, duke treguar pikat e forta të këtij ekipi dhe ndjesinë pas këtij triumfi.  Ai gjithashtu tregoi dhe dy momentet, që  ai besoj se çdo gjë kishte mbaruar në kampionat.

Ndjenjë unikale ngritja e trofeut?

Është shumë bukur. Shumë pak veta kanë shansin ta provojnë këtë gjë. Është dyfish kënaqësi kur je dhe kapiteni i ekipit. Ka qenë një vit i vështirë, ku kemi kaluar momente të mira dhe të këqija, por ia arritëm. Duam që të vazhdojmë ta ngremë dhe sezonin tjetër, siç ka bërë dhe Skënderbeu. Kishim djem të rinj që u rritën dhe arritëm këtu ku jemi.

Europa?

Shpresojmë të shkojmë sa më larg. Do të përqëndrohemi te ndeshjet e Kombëtares. Shpresoj të jetë një ekip sa më i lehtë në short. Duam dy tre lojtarë dhe do të shohim në vazhdimësi.

Pika e fortë këtë sezon?

Kemi qenë në fazën difensive shumë mirë. Mendoj se kundërsulmi ka qenë arma më e fortë. Ne kishim një ide të mbronim sa më mirë dhe të kundërsulmonim sa më mirë.

Kur u binde për titullin?

Mendoj se kanë qenë dy herë. Barazimi 1-1 me Kukësin, në Shkodër. Ndeshja ndaj Flamurtarit 0-3 në Vlorë. Unë duhet të ruaja qetësinë, jo vetëm unë por edhe stafi.

Related posts

FESTOI ME “SHQIPONJË” PAS GOLIT/ Sulmuesi i Kukësit shpjegon gjestin e veçantë: E dua shumë këtë vend

Delo.autor

Leo Messi nuk do të jetë në Malaga për arsye personale

Q.Autor

I nderuan Xhaka e Shaqiri, shikoni festën e tifozëve zviceran në Rusi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment