Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ TIRANËS/ Trajneri Starova: Kërkonim fitoren me çdo kusht, pësuam 3 gola sepse…

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas humbjes me Tiranën 1-3, deklaroi:

Çfarë nuk funksionoi sot? Pësuat 3 gola sot?

Pësuam 3 gola, se kërkonim fitoren me çdo kusht. Kishim dy mundësi për të kaluar anën psikologjike për ne. Selmani na dha mundësi që pas pritës së penalltisë, të krijonim rastin për gol. Nuk e kthyem në favorin tonë. Ne nga tensioni i fitores me çdo kusht. Kam parë gabime që nuk i kam parë ndonjëherë, në aksionet e Tiranës. Bëmë përpjekje në pjesën e dytë, nxorëm një gol, por nuk e vazhduam dot presionin për ta barazuar, dhe për të pasur shpresë edhe për të fituar. Tirana e menaxhoi mirë.

Loja ndryshoi kur nxorrët para Shtubinën…

Siç e thatë dhe ju, pjesa e parë, Maneja u përpoq të lëvizë, por bëmë gabime fillestare të fillimit. Patëm mundësi. Ne donim fitore, kurse Tirana e shfrytëzoi atë rast që kishte. Edhe pika i bënte punë. Ne humbëm shanse edhe për të barazuar. Më pas, humbëm edhe penalltinë. Të luash aq lart, duhet të jesh i saktë.

Trajneri i fundit që i keni shpallur të kuqtë kampionë. Do festoni sot me Partizanin?

Ndoshta në ditët që vijnë, jo sot, se kam mërzitjen e kësaj ndeshje sot. Do kem kohë edhe t’i uroj.

Ku mendoni se gaboi Laçi, që nuk është në grupin e ekipeve për Europë?

Praktikisht, sot është java e parafundit, dhe ne kemi qenë deri në fund për Europë. Ka pasur konkurrencë. U rrit Korça, u rrit Teuta, konkurrencën e pati deri në fund. Kemi qenë të pafat në marrjen e disa lojtarëve në janar. Nga 6 vetë, nuk arritën dot të kapin formacionin, sepse do ishte më ndryshe. Në përgjithësi, lojtarët që ngelën bënë ndeshje të mira. Kemi qenë edhe pa fat në disa takime.

Related posts

Neymar te Reali? Trajneri i PSG-së jep këtë përgjigje

Q.Autor

Përjetësohet Astori, Fiorentina i rinovon kontratën pas vdekjes. Paratë i merr…

Q.Autor

POLEMIKAT VAZHDOJNË/ Arbitri i Milan-Udinese nuk do dënohet, ja pse goli me dorë s’u anulua

Delo.autor

Leave a Comment