Futboll Seria A Sport

GUARDIOLA TEK JUVENTUS? Ja reagimi zyrtar nga presidenti i klubit të “Zonjës së Vjetër”

Pas lajmeve kontradiktore që vinin nga të gjitha anët, në lidhje me një tentativë të Juventusit për të nënshkruar me trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i bardhezinjve.

Ka qenë Drejtori Sportiv Fabio Paratici, i cili në një intervistë të dhënë para ndeshjes me Sampdorian, deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë negociata me teknikun spanjoll.

“Nuk ka pasur negociata me Guardiolën dhe nuk kemi menduar asnjëherë për të. Mendoj se duhet të mbetemi kështu si jemi deri në fund të të gjithë kompeticioneve, për respekt të shumë njerëzve”, tha Paratici.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Ylli i Anglisë NUK E KUPTON si funksionon Liga e Kombeve

Isa.Autor

I JEP LAMTUMIRËN SKUADRËS/ Mbrojtësi Cake largohet nga Tirana, ja mesazhi për klubin (FOTO)

Delo.autor

102 PRITJE DERI MË TANI/ Spal i mburret Kampionëve të Italisë me “gardianin” Berisha (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment