Futboll Seria A Sport

SIGUROI NJË BILETË NË CHAMPIONS/ Spalletti jep mesazhin e qartë: Duhet të mësojmë nga Agnelli, i cili…

Interi siguroi mes vuajtjesh dhe vetëm në “frymën e fundit”, pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë drejtuesit mund të nisin punën për sezonin e ri.

Mediat në Itali e japin të kryer tashmë largimin e Spallettit, ndërsa vetë ky i fundit iu përgjigj një pyetjeje mbi të ardhmen, në përfundim të takimit ndaj Empolit.

“Duhet të mësojmë nga Agnelli, i cili pas ndeshjes me Ajaxin konfirmoi Allegrin, por më pas e patë çfarë ndodhi. Nuk e di a do largohem, por nëse qëndroj, kjo po që do të ishte surprizuese për mua”, tha Spalletti, duke lënë të kuptohet se i ka valixhet gati tashmë.

Megjithatë tekniku zikaltër pranoi se ende nuk ka marrë asnjë komunikim nga shoqëria për këtë çështje dhe se në ditët e ardhshme pritet të sqarohen pozitat e tij tek Interi.

Related posts

BERISHA nga “shiu në breshër”/ Gardiani ndien presionin brenda KOMBËTARES

Isa.Autor

YLLI I “DJAJVE TË KUQ” NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Sanchez luajti keq ndaj PSG-së për faj të…

Delo.autor

INTERI PËRMIRËSON OFERTËN PËR LOOKMAN/ Nigeriani prioritet absolut

F.autor

Leave a Comment