Europa League Futboll Sport

FINALJA ME CHELSEAN NË EUROPA LEAGUE/ UEFA i prish planin “Topçinjve”, ja shkaku kryesor

Planet e Arsenalit për të treguar mbështetje për Henrikh Mkhitaryan gjatë finales së Europa League kundër Chelseat janë bllokuar nga rregullat strikte të UEFA-s.

“Topçinjtë” po mendonin të vishnin bluza më emrin e futbollistit armen, në shenjë solidarizimi, pasi nuk do të jetë pjesë e finales për arsye sigurie.

Mirëpo UEFA ka konfirmuar se çdo lëvizje e tillë është e ndaluar dhe nëse ndodh do të merren masa të ashpra.

UEFA ka saktësuar se uniformat që veshin pjesëtarët e të dyja skuadrave si dhe ato të fituesve janë subjekt i miratimit nga organi qeverisës i futbollit evropian.

Stafi i Arsenalit është treguar shumë i kujdesshëm në deklaratat për Mkhitaryan në Baku, ku mbizotërojnë tensionet politike me Armeninë.

“Topçinjtë” nuk duan krijojnë armiqësi, ndaj do të anashkalohen edhe qëndrimet për 30-vjeçarin.

Related posts

DIKUR E KËRKONTE GJITHË EUROPA/ Del nga burgu pas 7 vitesh dhe rinis nga kategoria e katërt

Delo.autor

Zhbllokohen shifrat në “Elbasan Arena”, Tirana ndëshkon Kastriotin (VIDEO)

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK JUVENTUS/ Ja si Pirlo bllokoi gjatë merkatos së verës largimin e tre lojtarëve “Bardhezi”…

Delo.autor

Leave a Comment