Futboll Sport

“PLESHTI” I VEDNOSUR TË FITOJË KUPËN E AMERIKËS/ Mario Kempes mbron: I vetëm nuk i jep dot trofe Argjentinës…

Lionel Messi është i vendosur ta fitojë Kupën e Amerikës këtë verë dhe përfundimisht ta ngrejë lart një trofe të madh me ekipin kombëtar të Argjentinës, por Mario Kempes është i merakosur për shanset e “Albiceleste” për ta arritur këtë.

Ish-sulmuesi i Argjentinës, kampion Bote në vitin 1978, mendon se ekipi kombëtar varet shumë nga Messi dhe se superylli i Barcelonës nuk mund të fitojë i vetëm trofe, pa ndihmën e bashkëlojtarëve.

“Messi i vetëm nuk mund t’ia fitojë trofetë (Argjentinës)”, tha Kempes gjatë një interviste me Radio MARCA.

“Ai mund t’ia fitojë ndeshjet dhe ta çojë në finale, por jo të fitojë gjithçka”, këmbënguli ai.

Kempes mendon se përfundimi i dobët dhe zhgënjyes i sezonit për Barcelonën mund të luajë rol në paraqitjet e Messit në këtë turne.

“Mendoj se Messi ka shumë dëshirë për ta fituar Kupën e Amerikës, por tani ai vjen mendërisht dhe fizikisht dobët pas humbjeve ndaj Liverpoolit dhe dështimit në finale të Kupës së Mbretit”, theksoi ish-trajneri që drejtoi për pak kohë Lushnjën në sezonin 1996-1997.

Related posts

CR7 HODHI FANELLËN NË TOKË/ Allegri këshillon presidentin Agnelli: Hiqe Ronaldo-n në fund të sezonit, është duke…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Rezultati 0-1

Delo.autor

A JU KUJTOHET 6-0? Sheva, Comandini dhe… Milani frymëzohet nga derbi historik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment