Futboll Sport

E BUJSHME TEK KOMBËTARJA BRAZILIANE/ Ja vendimi befasues që merr Trajneri Tite për Neymar

Situatë aspak e qetë te Barazili në prag të “Copa America”. Trajneri Tite i befasoi të gjithë teksa mori vendimin e papritur duke i hequr shiritin e kapitenit, Nejmarit.

Nejmar

Gjatë prezantimit të listës tekniku i “seleçaos”, ka deklaruar se ky vendim erdhi për shkak të një gabimi që ka bërë futbollisti i PSG-së, por pa dhënë detaje.

Ndërkohë mësohet se kapiteni i ri i Brazilit do të jetë Dani Alvesh, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit në kompeticionin e rëndësishëm. Ka qenë vetë  federata e futbollit brazilian që nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka komunikuar vendimin. Pritet një reagim i Nejmar në lidhje me këtë çështje, e cila ka bërë një bujë të madhe në Brazil dhe jo vetëm.

Related posts

SHKARKIMI I PIRLOS I PASHMANGSHËM/ Në Itali e bëjnë të kryer, Juventus rikthen në stol trajnerin italian

Delo.autor

DO TË LUHET NË STADIUMIN E ATLETICOS/ Ja çmimet e “çmendura” të biletave për finalen e Championsit

Delo.autor

NË GJURMËT E RONALDOS/ Fëmija mëson truket e futbollit mbi pistën e vrapimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment