Futboll Seria A Sport

ANTONIO CONTE MBËRRIN NË MILANO/ Ja dita kur nënshkruan kontratën me Interin

Antonio Conte ndodhet në Milano për të nisur një aventurë të re me klubin e Interit.

Tekniku italian ditën e enjte raportohet se do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me zikaltrit nga e cila do të përfitojë 9 milionë euro në sezon plus bonuset, shkruan “fcinternews”.

Interi ka shtyrë zyrtarizimin e Contes për të respektuar zinë në familjen e Spallettit pasi ditën e sotme u nda nga jeta vëllai i trajnerit të njohur.

Prezantimi i Contes me Interin do të kryhet ditën e premte ose maksimumi mund të shtyhet deri në fillimin e javës së ardhshme.

Conte ka shtangur të gjithë me vendimin për tu rikthyer në Serie A, por këtë herë për të marrë drejtimin e zikaltërve.

Related posts

Akuza e Ibrës: S’e durojnë dot që suedezi më i mirë quhet Ibrahimovic

Q.Autor

FITORJA E BUJSHME/ Ja si e festoi klubi Eibar: Shampanjë, fëmijë dhe një ditë pushim (VIDEO)

Isa.Autor

Ramires në Inter? Fati i brazilianit në duar të Mbias

Q.Autor

Leave a Comment