Futboll Kombëtarja Sport

MBYLL AVENTURËN PAS NJË SEZONI AZERBAJXHAN/ Sabien Lilaj: Rikthehem tek Skënderbeu nëse…

Pas vetëm një sezoni Sabien Lilaj lë Azerbajxhanin dhe tashmë po mendon për një aventurë të re në karrierë.

Mesfushori i cili është pjesë edhe e kombëtares shqiptare fitoi Kupën e Azerbajxhanit me Gabalan por mosaktivizimi i rregullt te kjo skuadër bëri që Lilaj të largohej pas vetëm një sezoni.

Në një intervistë për Supersport mesfushori korçar ka theksuar se ka marrë disa oferta nga jashtë ndërsa nuk e përjashton as një rikthim të mundshëm te Skënderbeu.

“Tani jam lojtar i lirë, pres oferta. Kam pasur oferta por ende nuk janë të duhurat.Kurrë mos thuaj kurrë, nëse do jenë të njëjta çmime dhe kushte.  Kam biseduar me Takajn më ka thënë se jam i mirëpritur, ku ka mirë, pranë familjes. Por, në radhë të parë duhet të fitojnë në CAS”.

Titulli i Partizanit? I merituar “E kanë merituar, nuk e di pse ka çaluar Kukësi, ndoshta sepse ka ndërruar shumë trajnerë, Skënderbeu ka pasur problemet e veta dhe mendoj se Partizani e ka merituar”, tha Lilaj.

Related posts

Gjermani-Spanjë, ja pse kjo ndeshje mund të ketë vetëm 1 gol

Sadik.Autor

7 LOJTARË NË SKADENCË/ Nga Benzema te Modric e Kroos, Perez nis të bëjë llogari

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Sevilla. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment