Futboll Sport

Salah para finales: Jam shumë i entuziazmuar, të mos përsërisim Realin

Salah vitin e shkuar nuk pati fatin të luante një finale të tërë të Champions. Liverpool e humbi atë, por ja ku janë përsëri.

Ata do të luajnë një tjetër finale me Totenhemin. Salah do të ketë mundësinë të jetë vendimtar dhe të bëjë të tijën kupën me veshë të gjatë.

Në një intervistë për mediat angleze, ai shprehet se këtë radhë kanë mundësinë të heqin ndjenjën e keqe të finales së vjetshme. Shprehet se Totenhemi do vëmendje të madhe.“Jam shumë i entuziazmuar. Vitin e shkuar ne nuk arritëm të fitonim dhe tani duam ta thyejmë fatin e keq dhe ta harrojmë atë që ndodhi vjet. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ne kemi luajtur në kampionat me Totenhem dhe kemi qenë më mirë se ata, por kjo s’do të thotë gjë. Finalet janë të veçanta dhe ne duam të triumfojmë. Klopp? Nuk kemi folur për detaje, por ne e dimë vlerën e trajnerit tonë.”

Related posts

PËRFUNDOJNË 45 MINUTAT E PARA/ Anglia leksion Spanjës

Isa.Autor

DEL LISTA ME KALIMET NË TRE VITET E FUNDIT/ Ja 11 lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit (FOTO)

Delo.autor

“Bomba” plas në Itali/ Abidal u takua me Pogba, francezi drejt Barcelonës…

Isa.Autor

Leave a Comment