Futboll Sport

SKANDALI I TRUKIMEVE PREK KLUBIN E RONALDOS/ Deklaron “Fenomeni”: Meqë jemi në fazë hetimesh, çdo gjë…

Telashe për brazilianin Ronaldo.

Fenomeni që zotëron pjesë më të madhe të aksioneve të Real Valladolidit i ka ngecur në dorë një “bombë” pasi shumë lojtarë të skuadrës së tij janë të akuzuar për trukime ndeshjesh.

Lojtarë të cilët bëjnë pjesë tek ekipi i Valladolidit akuzohen për grup të strukturuar kriminal. Një prej tyre është ish-kapiteni Borja Fernandez por për Ronaldon kjo është një çudi e madhe.

“Meqë jemi në fazë hetimesh, çdo gjë mund të keq interpretohet. Unë uroj të mos jetë asgjë Borjan e kam mik dhe shpresoj mos të jetë i përfshirë, ne kishim përgatitur dhe një ceremoni për të.

Megjithatë duhet të jemi të sigurt që nuk ka korrupsion, aq më tepër që unë vij nga një vend si Brazili ku korrupsion është në nivele të larta.

Ne do të vendosim çdo gjë që kemi në dispozicion për të zbuluar ç’ka ka ndodhur në klubin tonë dhe i mbështesim hetimet.

Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin,shpresojmë të dalë e vërteta” -tha Ronaldo për ‘AS’.

Related posts

ELEMINIMI/ Kukësi, nga ëndrra në Champions, tek objektivi Europa League

Isa.Autor

ANA TJETËR E KONTRATËS SË MESIT/ “Pleshti” largohet nga Barcelona me parametër zero vetëm me dy kushte

Delo.autor

Man United nuk fiton/ Mourinho gjen FAJTORËT: Nuk janë LOJTARËT por…

Isa.Autor

Leave a Comment