Futboll Kupa e Shqipërisë Shqipëri Sport

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ FSHF cakton çmimet e biletave, ja sa do të kushtojnë

Ditën e dielë, më datë 2 qershor, do të luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Kukësit dhe Tiranës.

Për takimin e programuar të nisë nga ora 19:00, në “Elbasan Arena”, është Federata Shqiptare e Futbollit, që ka publikuar çmimet e biletave për të gjithë sektorët e stadiumit.

Kështu, një biletë në tribunën VIP të stadiumit do të kushtojë 2.000 lekë, ndërsa në tribunat A dhe B, bileta do të kushtojë 1.000 lekë të reja. Ndërkohë, në të gjithë sektorët e tjetër, në tribunën karshi si dhe në ato pas portave, bileta do të mbajë vlerën e 200 lekëve të reja.

Biletat janë në shitje në qytetin e Tiranës, përkatësisht në dyqanin e FSHF dhe biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në biletarinë e stadiumit në Elbasan. Në posterin e mëposhtëm janë të gjitha detajet.

Related posts

Ekipi i gabuar më kërkoi/ Mane zbulon refuzimin që i bëri gjigantëve të Premier League

Isa.Autor

LIVE/ Sampdoria-Juventus, Defrel kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

JUVENTUS VUAN NË MBROJTJE/ “Zonja e Vjetër” kthen sytë nga Chelsea dhe PSG për lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment