Futboll Sport

IKU NGA MILANI/ Nisin kërkesat e shumta për Gattuson

Genaro Gattuso do të ketë përjetë respektin e Milanit, jo vetëm për atë çfarë ka dhënë si futbollist, por edhe për mënyrën sesi u nda pas një viti e gjysmë.

Trajneri vendosi që të “hapë krahun”, edhe pse kishte dy vite kontratë, duke i falur jo pak, por 11 milionë euro (pagë plus taksa) Milanit, një gjest që pakkush do e bënte, por vetëm Gattuso foli sërish me fakte.

LEXO EDHE:
Hazard konfirmon largimin nga Chelsea, ja çfarë thotë pas finales
Gjithsesi, për karakterin, por edhe për idetë e tij të lojës, tashmë ka nisur një luftë e hapur në Serinë A për ta bërë të tyrin.

Në “pole position” është skuadra e Romës, e cila ka parë që të sfumojë edhe pista “Gasperini”.

Ndërkohë, Gattuson e shohin si trajnerin e duhur edhe në Genova, në radhët e Sampdorias, e cila pritet që të “divorcohet” nga Marco Giampaolo, ndonëse pista më e nxehtë dhe më e besueshme duket një tjetër.

Bëhet fjalë për klubin e Fiorentinës, i cili pasi ka kaluar në pronësinë e amerikanëve, tashmë duan që të nisin një cikël totalisht të ri dhe Gattuso shihet si personi i duhur për t’u ulur në stol, edhe pse tundimet vazhdojnë.

Madje, media spanjolle nënvizon se figura e ish-trajnerit të Milanit është shumë e vlerësuar në Spanjë, ku skuadra si Betisi, Sevilla apo Villareali kanë nisur kontaktet me ish-teknikun e Milanit, i cili ka luksin e zgjedhjes në pritje të sezonit të ardhshëm.

Related posts

“Topi i Artë”/ Ironia “therëse” e Ibrahimoviç: Tashmë e dimë se paska qenë Perez që…

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ Vladimir Gjonaj: EGNATIA e destinuar për Superligën, Panucci po shkatërron kombëtaren

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Perez: Verstappen s’ka pika të dobta, do ta ndihmoj të shpallet kampion

Delo.autor

Leave a Comment