Futboll Sport

Giroud: Nuk doja të festoja kundër Arsenalit

Për Olivier Giroud ndeshja me Arsenalin ishte një ndeshje e veçantë, pasi u përball ndaj ish-ekipit të tij, teksa shënoi edhe golin e parë për Chelsean në fitoren e thellë 4-1.

Kampioni i Botës ngriti trofeun dhe njëkohësisht u shpall golashënuesi më i mirë i Europa League.

“Ishte një pjesë e parë interesante, por nuk kishte gola. Ishte një finale e bukur dhe ne ishim më mirë. Jam shumë krenar, ky ekip meritonte të fitonte diçka. Ishte e veçantë për mua, jam i lumtur për klubin. Është trofeu im i dytë në dy vite, tha sulmuesi francez.

“Këto dy klube më kanë ndryshuar jetën dhe më kanë dhënë mundësinë të luaj në Premier League. Nuk doja të festoja kundër Arsenalit, por jam shumë krenar për këtë triumf. Kur më jep shansin, unë do të futem dhe do të jap më të mirën time. Ishte objektivi ynë i dytë të fitonim Europa League, pasi e mbyllëm mes katër më të mirëve në kampionat”, deklaroi Giroud.

 

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E SPALLETTIT/ Lazio i bën dalje Muriqin, sinjale turke për bomberin kosovar

Delo.autor

“ORGANIKA NË EKIP ËSHTË E PLOTËSUAR”/ Rrëfen trajneri Egbo: Isha i vetmi me ngjyrë, por…

Delo.autor

Michel Platini fiton pafajësinë: Do t’i rikthehem futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment