Europa League Futboll Sport

NGRITI TROFEUN E EUROPA LEAGUE/ Pedro, “Njeriu i Finaleve” që hyn në histori

Pedro Rodrigez ia doli të shënonte edhe në mbrëmjen e djeshme teksa skuadra e tij, Chelsea, në fund ngriti lart trofeun e Ligës së Europës pasi mposhti 4-1 Arsenalin, në finalen e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.

Për Pedron, ky ishte goli i parë në një finale të Ligës së Europës, ndërsa sulmuesi ndryshe njihet edhe si njeriu i finaleve teksa ka shënuar edhe në finalen e Superkupës së Europës, Ligës së Kampionëve, në finalen e Botërorit të Klubeve dhe tashmë në Ligën e Europës.

Sulmuesi spanjoll është i vetmi lojtar në histori që ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm ndërkombëtar me ekipet dhe kombëtaret.

Me përfaqësuesen spanjolle ka fituar titullin e kampionit të Botës në vitin 2010 dhe dy vjet më vonë edhe atë të Evropës.

Me ekipet sukseset më të mëdha i ka skuadrën e Barcelonës, ku ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për Klube.

Që nga mbrëmja e djeshme ai ka shtuar edhe trofeun e Ligës së Europës.

Ndërkaq, Pedro është futbollisti i vetëm spanjoll që ka arritur të shënojë në 6 kompeticione zyrtare në një vit kalendarik, duke realizuar në La Liga, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Champions League, Superkupën e Europës dhe në Kupën e Botës për Klube.

Një rekord i cili është regjistruar në vitin 2009, kur Pedro aktivizohej me Barcelonën.

Pedro koleksionoi mbrëmjen e djeshme trofeun numër 25 në karrierë, ku pjesën më të madhe i ka fituar me katalanasit, ndërsa në Angli ka fituar tre trofe, ndërsa me Spanjën ka triumfuar në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Europian.

Related posts

KLAS DHE SPEKTAKËL/ Viktima e fundit e Walker është Danny Welbeck (VIDEO)

Isa.Autor

GJYKATA E SHKODRËS MERR VENDIMIN/ Sulmuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjokën, “fundosen” dy agresorët me…

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN MILAN-TORINO/ Ja sa rrezikon mbrojtësi shqiptar të qëndrojë jashtë fushe…

Delo.autor

Leave a Comment